Sonte mbahet koncerti madhështor i Elvana Gjatës

Sonte mbahet koncerti madhështor i këngëtares shqiptare, Elvana Gjata.

Ky koncert do të mbahet në stadiumin Air Albania, shkruan lajmi.net.

Dita e sotme paraqet një moment kyç të një udhëtimi muzikor në dy dekada për Elvanën.

Për koncertin madhështor që artistja do të zhvillojë sonte në stadiumin Air Albania, do të ketë në krahë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë gjatë këtyre 20 viteve.

Emra të njohur janë publikuar, e kështu duke rritur edhe më tepër entuziastin për natën e sotme. Në koncertin e madh të këngëtares në skenë do të ngjiten, Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Gimmi O.

Koncertin e Elvana Gjatës do ta hapë Luiz Ejlli, i ndjekur nga: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.