Sonte Ahmeti takohet me mërgimtarët e Gostivarit

Nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti, sot me fillim prej ora 18 në Qendrën për Kulturë në Gostivar, do të organizohet bashkëbisedim me mërgimtarët e Gostivarit.

“Ftohen të gjithë mërgimtarët, të bëhen pjesë e debatit të hapur me drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, për të folur mbi të arriturat e BDI-së dhe zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë” njoftojnë nga BDI – dega në Gostivar.