Soni Malaj: Aq shumë kemi ngrënë, vetëm këpucët do na bien fiks

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, po ashtu ka folur për kohën e izolimit, shkruan lajmi.net. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka treguar se shumicën e kohës po e kalon duke ngrënë ushqim, njësoj si edhe të gjithë të tjerët.

Madje ajo mendon se aq shumë kemi ngrënë gjatë kësaj kohe sa kur të dalim nga karantina, vetëm këpucët do të na bien fiks.

Ndryshe edhe planet e Sonit si këngëtare mund të kenë mbetur në gjysmë shkak i pandemisë.

Mirëpo ajo po e shijon suksesin e projekteve të publikuara më herët.