Soni kujton me emocion koncertin recital që e mbajti vitin e kaluar në Tiranë

Soni Malaj është një ndër artistet shqiptare që për vite me radh sjell projekte që pëlqehen nga publiku.

Vitin e kaluar, këngëtarja mbajti koncert recital në Tiranë, ku kishte kënduar disa prej projekteve që ka sjellë ndër vite.

Me anë të një postimi, ajo e kujton me emocion atë paraqitje, të cilën thotë se do ta mbajë mend gjatë.

Ndërsa, Soni nuk harroi t’i falënderoi të gjithë ata që ia kishin mundësuar që ëndrra e saj t’i bëhej realitet me realizimin e koncertit recital.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I SONIT, PA NDËRHYRJE:

“Si sot 1 vit me pare,kam perjetuar emocione te paharruara fale jush,publiku im i dashur .Recitali im ne “Amfiteatrin e Tiranes”,nje nate qe do mbetet gjate ne kujtesen time artistike.Nuk do resht se falenderuari te gjithe ata qe punuan fort,me shpirt dhe me profesionalizem,nga menaxheri Alban Karabashi,banda nen drejtimin e Alban Male,trupa e baletit me koreografine e Almenda Hoxhes.Elona Balaj qe u kujdes per mua gjate gjithe kohes per grimin tim ,stilistin @jzj_zlatko ,Merita Merja qe u perkujdes per stilizimin e flokeve te mija dhe pamjen e balerinave.Bashkia e Tiranes,qe me dha mbeshtetje maksimale dhe te gjithe bizneseve qe me perkrahen.Fale jush une arrita te realizoja nje nga endrrat e mija.Shpresoj te shihemi serish 🙏🏻❤️ @sonimalajdaily Te falenderoj per kete video dhe per gjithcka qe ben per mua cdo dite te karrieres time❤️”.