SHBA/Kovid-19: Janë regjistruar pothuajse 30.000 raste të reja

Në SHBA më shumë se një milion njerëz për momentin janë të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa 63.006 kanë vdekur.
Instituti Xhons Hopkins kumtoi se në 24 orët e fundit ka pasur 29.515 raste të reja të infektuar me Kovid-19 dhe 2.040 raste të vdekjes.
Numri i tërësishëm i të infektuarve dhe viktimave përfshin të dhëna nga 50 shtete, territore tjera të SHBA-së, si dhe pjesëtarë të armatës, pacientë nga spitalet për veteranë dhe nga burgjet shtetërore./MIA