Partia hungareze e qendrës së djathtë, Tisza, ka më shumë mbështetje se partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban para zgjedhjeve parlamentare të së dielës, sipas një sondazhi të publikuar të premten nga gazeta “Nepszava”.
Nacionalisti Orban ballafaqohet me sfidën më të madhe ndaj pushtetit të tij 16-vjeçar, edhe pse numri i madh i votuesve të pavendosur nënkupton se rezultati i zgjedhjeve është i paqartë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Partia Tisza, e drejtuar nga ish-insajderi qeveritar, Peter Magyar, e mori mbështetjen e 52 për qind të votuesve të vendosur, ndërsa partia e Orbanit vetëm 39 për qind, sipas sondazhit të realizuar nga Instituti “Publicus”.
Në sondazhin ku morën pjesë 1.000 persona, 38 për qind e të gjithë votuesve thanë se e mbështesin partinë opozitare, ndërsa atë të Orbanit 29 për qind. Hiç më pak se 25 për qind e pjesëmarrësve thanë se nuk kishin vendosur se kë do ta votonin.



