Solskjaer: Kur jemi në formë të mirë, mund ta mposhtim çdokënd

Ole Gunnar Solskaer, ka deklaruar se nëse ekpi i tij është në formën optimale, ata mund ta mposhtin çdo kundërshtar që ju del përpara. Norvegjezi vlerësoi skuadrën e Liverpool, ku tha se ata kanë qenë në një nivel të lartë që disa vite, dhe se nëse “The Red Devils” duan të arrijnë në atë nivel, ata duhet të kenë paraqitje të mira çdo jave,

“Tre sezonet e fundit kanë treguar se vetëm dy ekipe kanë qenë në nivelin më të lartë, dhe ne duhet të jemi të sinqertë të themi se ne nuk kemi qenë në atë nivel”, tha ai.

“Ata kanë qenë në formë një kohë të gjatë, gjë që duhet ta kemi edhe ne nëse duam të fitojmë tituj”, tha Solskjaer.

“Ne jemi rrugës, për të arritur atë nivel. Por, në formën tonë më të mirë, ne mund të mundim këdo, por na duhet vazhdimësia dhe nëse duhet të fitojmë tituj duhet të kemi vazhdimësi të formës dhe paraqitjeve”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.