Sojlu parashtroi dorëheqje pas kritikave për orën policore gjatë fundjavës në Turqi, Erdogani nuk e pranoi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk e pranoi dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Sulejman Sojlu kumtuan mbrëmë nga kabineti i shefit të shtetit turk. Sojlu paraprakisht mbrëmë në Tuiter kumtoi se tërhiqet nga funksioni pasi iu ekspozua kritikave për shkak vendosjes së orës policore gjatë fundjavës në qytetet më të mëdha të vendit, si përgjigje në luftën me përhapjen e pandemisë së koronavirusit. “Presidenti nuk e pranoi dorëheqjen e ministrit tonë të Punëve të Brendshme, ai do të vazhdojë ta ushtrojë funksionin e tij”, kumtojnë nga presidenca turke transmetojnë mediat britanike. Turqia të premten në mbrëmje informoi se hynë në fuqi ora policore dyditore gjatë fundjavës, ndërsa në prag të fillimit të tij një numër i madh njerëzish i vërshuan dyqanet në Stamboll, qytet me 16 milionë banorë, që tëfurnizohen me ushqim dhe pije, si edhe në qytetet tjera.