Me një foto familjare, Ronaldo këshillon ndjekësit të rrinë në shtëpi

E gjithë bota po përballet me virusin Covid-19, dhe për shkak të parandalimit po merren masa.

Ajo më e rëndëishmja dhe më e lehta që mund të bëhet është që të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, kështu të parandalohet shpërndarja e virusit dhe mjekësve të u lehtësohet puna.

Njësoj po vepron edhe Cristiano Ronaldo i cili së bashku me familjen e tij po qëndrojnë në shtëpi.

Ai së fundmi e ka publikuar një foto familjare pranë të cilës ka këshilluar fansa të rrinë në shtëpi.