Sofje: Koalicioni qeveritar do të debatojë për RMV-në

MË SHUMË REZISTENCË SE PAJTUESHMËRI PËR HEQJEN E VETOS

Katër partitë e koalicionit në pushtet në Bullgari sonte do të debatojnë për pozicionin e vendit në raport me negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe veton që Sofja e ka vendosur në rrugën e saj evropiane. Kryeministri Kiril Petkov ka propozuar që kjo temë të debatohet në nivelin më të lartë, në Këshillin për siguri kombëtare, por pasi Presidenti i shtetit e ka injoruar thirrjen e tij, çështjen do ta vendosë para partive të kabinetit të tij. Tre nga katër partnerët janë kundër heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, që bie ndesh me planin e BE-së për zhbllokimin e procesit të zgjerimit të organizatës, si dhe me planin e SHBA-ve për stabilitet më të madh në Ballkan, raporton KlanMacedonia/

Nuk pati sukses që ta bindë Presidentin e shtetit Rumen Radev për temën Maqedonia e Veriut ta thirrë Këshillin për siguri kombëtare të Bullgarisë, megjithatë për negociatat me Shkupin dhe për presionet ndërkombëtare që Sofja ta heqë veton, Kiril Petkovi sonte do të debatojë me tre partnerët e koalicionit në Qeveri. Asnjëra për momenin nuk jep sinjale për pajtueshmëri që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat aderuese me BE-në, thonë deputetë të koalicionit në pushtet.

“E vetmja gjë që mund ta ndryshojë pozicionin e Partisë Socialiste Bullgare është plotësimi i Marrëveshjes të vitit 2017, që në këtë fazë nuk e shohim.” – deklaron Georgi Svilenski, partia socialiste Bullgare.

“Pritshëmritë tona lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me tema që lidhen me kriteret bazë për lejimin e procedurës për anëtarësim, Kriteret e Kopenhagës, të cilat Shkupi deri më sot nuk i ka plotësuar.” – thonë nga Partia Demokratike.

“Në opinion kanë filluar të qarkullojnë njoftime të paqarta se ai që është kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut e mbështet Putinin. Kjo është përpjekje që “t’u lidhen duart” të gjithë atyre që nuk pajtohen.” – deklaroi Nikolaj Radulov

Përndryshme ishpresidenti i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i partisë në pushtet LSDM, Branko Cërvenkovski, në një takim diplomatik në vend edhe një herë e ka kritikuar si “gabim” Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, posaçërisht në pjesën për “historinë e përbashkët”.

“Marrëveshja me Bullgarinë jo vetëm që nuk ka mbyllur asnjë çështje, por e ka hapur kutinë e Pandorës dhe ka krijuar bazë për një sërë kërkesa nga ana e Bullgarisë, të cilat deri në atë masë shkelin në identitetin tonë kombëtar dhe historinë, sa kompromisi thjeshtë është i pamundur.” – tha Branko Cërvenkovski ish president.

Cërvenkovski pret që vetoja nga Bullgaria të mbetet edhe këtë qershor, në Këshillin për punë të përgjithshme të BE-së, sepse pozicionet e Bullgarisë nuk lënë hapësirë për optimizëm.