Sobotka: Maqedonia e Veriut është vend evropian, shpresoj në nisjen e negociatave me BE-në

“Maqedonia e Veriut me sjelljen e saj paraqet vend evropian dhe për këtë shpresoj që në fund të muajit mars do të merr dritë të gjelbër për fillimin e negociatave nga ana e Këshillit të BE-së”.

Këtë e deklaroi sot kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë Volfgang Sobotka, në konferencën e përbashkët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

“Austria çdo herë e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së dhe do të vazhdojë t’i jep mbështetje në kuadër të strukturave të BE-së. Maqedonia e Veriut në periudhën e kaluar ka bërë përparim të dukshëm, sidomos në sjelljen e ligjeve të rëndësishme, siç është ai për Prokurorinë Publike”, tha Sobotka.

Sobotka dhe Xhaferi në konferencë konstatuan se një Ballkan stabil, demokratik dhe me prosperitet është në interes të BE-së.