Deputeti Hali Snopçe ka reaguar lidhur me protestat e studentëve në Shkup, duke akuzuar subjektin politik VLEN për mungesë mbështetjeje.
Sipas tij, VLEN është i vetmi që nuk proteston dhe nuk i përkrah studentët shqiptarë në kërkesat e tyre. Snopçe theksoi se kjo qasje nuk është e re, pasi sipas tij, e njëjta ka ndodhur edhe më herët kur përfaqësuesit e këtij subjekti kanë qenë pjesë e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
“Ata nuk i kanë përkrahur studentët as kur kanë qenë në BDI dhe nuk i përkrahin as tani, pasi kanë ndërruar siglën dhe janë bërë VLEN”, deklaroi Snopçe./TS/





