Snopçe: S’ka negociatat për hyrjen e ASH-së në Qeveri! (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se në javët e fundit kjo parti nuk është duke zhvilluar negociata për hyjre në Qeveri.

“Jo që kemi negociata dy tre javët e fundit, s’ka negociata, z.Taravari besojmë që të shtunën e ardhshme do të zgjidhet edhe kryetar partie, deri tash si ushtrues detyre ka patur vetëm një takim me z.Kovaçevki. Ne qëndrojmë në atë që kemi deklaruar paraprakisht, nuk kemi patur ofertë, nëse kemi ofertë për pjesëmarrje në Qeveri do ta shqyrtojmë. Si tha edhe z.Taravari janë anëtarësia që do vendos edhe me patur ofertë, jo ne të vendosim si funksionar partiak por do të pyetet anëtarësia , një formë referendumi i vogël nëpër kuvendet e gjithë degëve nëse ka ofertë, ofertë nuk ka, përderisa nuk ka ofertë jemi në status kohë, s’kemi gjë”, tha deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.