Snopçe: Qeveria e re nuk ka legjitimitet sepse votat në zgjedhje i fitoi Zaevi jo Kovaçevski (VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, thotë se Qeveria e re nuk do të ketë legjitimitet, shkruan gazeta Lajm. Ai shton se, votat e qytetatëve i mori Zaevi dhe jo Kovaçevski.

“Ne e kemi thënë edhe më  herët që legjitimet nuk ka. Nuk ka legjitimitet përshkak se votat janë  marë  në  kohën kur Zaevi ishte mandatar, kur Zaevi jepte premtime para qytetarëve dhe kur Zaevi ju ofronte premtime të ndryshme qytetarëve se do të plotësohen. Kovaçevski thotë se do të vazhdoj me politikat për të  cilat janë marë votat, çfarë politika janë  ato, politika të  dështuara. Nuk mund të vazhdojë  me politika të  dështuara. Jo rastësisht edhe Zaevi dha dorëheqje, përshkak se u pa që ai dështoi me premtimet që  i dha. Premtimet e çastit sado që  të  jenë  spektakulare dhe atraktive për qytetarët nuk mund të arsyetojnë  të bëmat dhe mos plotsimet e atyre premtimeve në të ardhmen”, tha deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe./Gazeta LAJM