Snopçe: Askush nuk hyn në aventura për Qeveri të re, pa numra

Deputet i Aleancës për Shqiptarët tha se është i bindur se ka shumicë votash në Kuvend për votimin e rikonstruktimit të Qeverisë, pjesë e së cilës tashmë është edhe ASH.

“ASH është partnere e re në Qeveri, ne nuk dyshojmë që nuk do të ketë numra, mirëpo ata që japim garanci është garanci për 8 deputetët e ASH-së, që do e përkrahin këtë shumicë të re. Marrëveshja është e qartë, nuk besoj që dikush hyn në aventura të këtilla, pa i pasur numrat”, tha Snopçe.