Snopçe: Aleanca për Shqiptarët historikisht ka vepruar nga opozita

Deputeti Halil Snopçe nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, pjesë e krahut të Arben Taravarit, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se partia historikisht ka vepruar nga opozita.

“Aleanca për Shqiptarët historikisht në pjesën e saj më të madhe politike ka qenë parti që ka vepruar nga opozita. Historikisht kemi qenë kritikuesja më e madhe e pushteteve të kaluara dhe strumbullari i opozitarizmit shqiptar. Këtë nuk mund ta mohojë askush”, tha Snopçe.

Ai theksoi rëndësinë e rolit kritik të partisë në skenën politike shqiptare dhe pozicionin e saj si zë opozitar. /SHENJA/