Sllovenia në kufirin me Kroacinë ka sistemuar edhe 1.000 policë për shkak të migrantëve

Sllovenia ka sistemuar në mënyrë shtesë më shumë se 1.000 policë në kufirin me Kroacinë, për shkak të frenkuentimit të rritur të migrantëve nëpër të ashtuquajturën ruta ballkanike, deklaroi zëvendës drejtori i policisë, Jozhe Senica.

“Rritja e numrit të migrantëve ilegalë në rutën ballkanike është vërejtur në dy javët e fundit”, tha Senica.

Policia do ta intensifikojë kontrollin në disa pjesë të kufirit, të cilat janë në kompetencë të drejtorive të policisë në Lubjanë, Novo Mesto dhe Koper.

“Në aksionin, i cili do të zgjat deri të premten, policia do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet teknike në dispozicion. Si dhe deri tani, atyre do t’u ndihmojnë pjesëtarët e armatës”, tha Senica./MIA