Sllovakia ndihmon Kosovën me një projekt për luftimin e COVID-19

Sipas kësaj zyre, projekti është dhuratë nga populli i Sllovakisë për të gjithë qyqarët e Kosovës dhe qëllimi i tij është të krijojë bazë të vullnetarëve – si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor.

“Ai lidh studentët e mjekësisë ose personat me përvojë mjekësore të gatshëm për të punuar si vullnetarë në spitale. Në Sllovaki, që nga lansimi javën e kaluar, më shumë se 800 vullnetarë mjekësorë (jo vetëm studentë të mjekësisë) dhe më shumë se 50 spitale janë bërë pjesë e platformës. Dhjetëra vullnetarë tashmë janë duke ndihmuar në spitalet Sllovake”.