Guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Trajko Sllaveski, ka shkruar në rrjetin social X se, sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, vlera e pagës minimale bruto në Maqedoninë e Veriut, e matur sipas fuqisë blerëse, në korrik të vitit 2026 është më e lartë se në shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian, përcjell TV21. Sipas tij, paga minimale bruto në vend është gjithashtu më e lartë, për nga fuqia blerëse, se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi.
“Prisni pak – a nuk e thashë këtë që në qershor të vitit të kaluar? Linçimit publik për shkak se thashë të vërtetën iu përgjigja me një kapacitet të lartë për të përthithur urrejtjen :)”, ka komentuar Sllaveski në postimin e tij.
Lajme Sllaveski: Paga minimale bruto në Maqedoni ka fuqi blerëse më të lartë...



