Liverpool thuhet se ka paguar klauzolën që do ta lirojë nga kontrata Konaten, e cila kap vlerën rreth 40 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Diskutimet janë duke u zhvilluar midis Liverpool dhe Leipzig për qendër-mbrojtësin 22-vjeçar.
Konate bëri 21 paraqitje për Leipzig këtë sezon, duke përfshirë tetë ndeshje në Bundesligë, ku edhe klubi i tij përfundoi i dyti – 13 pikë prapa kampionëve Bayern Munchen.
Përfaqësuesi i Francës U21 do të rrisë opsionet mbrojtëse të Jurgen Klopp, me Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip që shpresojnë të kthehen për fillimin e sezonit të ardhshëm pasi humbën shumicën e këtij edicioni përmes dëmtimeve.



