Kylian Mbappe po përgatitet të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint Germain.
Të paktën kështu bën të ditur Sky Sport, e cila thekson se përkundër interesimit të Real Madridit, lojtari pritet të qëndrojë.
Mbappe u përfol shumë gjatë afateve të fundit kalimtare për një lëvizje të tij në “Bernabeu”, por kjo “telenovelë” ende nuk është mbyllur me një fund të lumtur për madrilienët.
Kontrata aktuale e Mbappes me parisienët skadon më 1 janar 2022.




