Skuadra e Real Valladolid zyrtarisht është larguar nga La Liga.
Valladolid mbrëmë u mposht thellë 5:1 ndaj Real Betisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.
Për shkak të kësaj humbje, edhe matematikisht Valladolid ka rënë në La Liga 2, pasi është në pozitën e fundit me vetëm 16 pikë.
Kujtojmë që kjo skuadër është në pronësi të legjendës braziliane, Ronaldo.
Përveç Valladolidit, nga La Liga largohen edhe dy skuadra të tjera, por deri në fund do jetë një “luftë” e ashpër mes ekipeve, si: Leganes, Las Palmas, Alaves, Gironas dhe Sevillas.