Milan Skriniar ka arritur marrëveshje me Paris Saint Germain për një transferim në këtë afat kalimtar.
Sipas asaj që bën të ditur eksperti i çështjes së transferimeve, Nico Schira, kanë mbetur vetëm edhe disa formalitete që ky transferim të kompletohet, transmeton lajmi.net.
Sipas po të njëjtit burim, paga vjetore e Skriniar pritet të jetë 7.5 milionë euro në vit, ndërsa kontrata që do ta nënshkruajë do të jetë pesëvjeçare.
Interi nga kjo shitje do të arkëtojë diku rreth 60 milionë euro.



