Në spitalet skoceze disa pacientë janë duke u testuar pasi kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, sipas të dhënave nga BBC në Skoci.
Ende nuk dihet se cilat janë spitalet ku po trajtohen pacientët në fjalë.
Ky virus i ri ka vrarë 17 njerëz në Kinë dhe ka pasur më shumë se 500 raste të konfirmuara që janë prekur nga ai.
Dy qytete kineze, Wuhan dhe Huanggang, janë izoluar në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.
Një i ri që jeton në Wuhan, në faqen e mediave sociale “Weibo” tha se banorët atje kanë shpërthyer në lot kur morën vesh për izolimin.
Singapori është vendi i fundit ku është regjistruar një rast i konfirmuar se është prekur nga virusi. Bëhët fjalë për një burrë 66-vjeçar i cili udhëtoi nga Wuhan në Singapor, ndërsa tani po mbahet në një dhomë izolimi.