Skivi zbulon datën e publikimit të këngës së re

Skivi brenda kësaj jave lanson projektin e ri muzikor.

Skivi me anë të një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram njoftoi se të premtën më 20 dhjetor do ta publikojë këngën e re, shkruan lajmi.net.

Projekti është një bashkëpunim me Florin dhe Doksin, këngën të cilën e kanë titulluar ‘Dredha’ pritet të lansojnë bashkë me videoklip.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Florianit dhe Skivit, pasi dyshja kishin punuar së bashku edhe vite më parë për këngën ‘Welcome to Prishtina’.