Kina pezullon tarifat e planifikuara shtesë për disa produkte amerikane

Kina vendosi të pezullojë planet për vendosjen e tarifave shtesë ndaj importeve amerikane, që do të hynin në fuqi të dielën.

Pekini gjithashtu tha se do të zgjasë pezullimin e mëparshëm të tarifave për automjete dhe pjesë këmbimi nga ShBA-ja.

Kjo masë erdhi dy ditë pas njoftimit nga dy ekonomitë më të mëdha të botës për uljen e tensionit të luftës tregtare që zgjati 21 muaj.

Njoftimi pason gjithashtu anulimin nga presidenti Donald Trump të tarifave të reja mbi produktet kineze, si pjesë e marrëveshjes tregtare të “fazës së parë”.

Koha e qëndrimit në gjendje pezullimi e tarifave kineze nuk është specifikuar ende.

Pala kineze bëri me dije se do të vijojë zbatimin e tarifave të saj për mallra të tjera amerikane, ndërkohë që puna për përjashtimin e taksave për importet nga ShBA-ja vijon.

Sapo të nënshkruhet faza e parë e marrëveshjes, Kina do të rrisë importimin e produkteve bujqësore nga ShBA-ja, përfshi sojën, mishin e derrit, të shpendëve, grurë dhe misër.

Ndërsa ShBA-ja do të importojë dardha, portokaj dhe hide të freskëta nga Kina. ShBA-ja gjithashtu është zotuar të heqë disa kufizime në produktet kineze të ujit. (Albana)