“S’kisha pirë ilaçet”/ Justifikohet i riu që bëri thirrje për vrasjen e Vuçiç

Mediat ballkanase gëluan nga lajmi se një person i paidentifikuar kishte kërcënuar se do të vriste Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Policia serbe raporton se ka arrestuar një person lidhur me këtë ngjarje dhe është marrë në pyetje nga Porkuroria.

Mësohet se ai e ka pranuar ta ketë këcënuar Vuçiç në rrjetet sociale, por është mbrojtur duke thënë se nuk i kishte pirë ilaçet e terapisë të përcaktuara nga mjeku i tij.

I arrestuari me inicialet N.S nga Beogradi, kishte publikuar në Instagram një këngë, ku bënte thirrje për vrasjen e Vuçiç.