Skerdi jep detaje rreth bashkëpunimit me Adelinën

Skerdi dhe Adelina Ismaili brenda pak ditëve pritet ta publikojnë bashkëpunimin e tyre të ri, të cilin do ta titullojnë ‘Amanet’, shkruan lajmi.net.

Është reperi ai i cili tregoi se xhirimet e klipit tashmë kanë përfunduar  dhe me anë të një postimi të bërë në Instastory ai shton se projekti i cili do lansohet së shpejti do jetë ‘zjarrë’.

Projektet e fundit për të dy artistët ishin po ashtu bashkëpunime, Adelina ishte në duet më e Rinën ‘Qikat’, ndërsa Skerdi kishte bashkëpunuar me Donjeta Morinën për këngën ‘Falma’. /Lajmi.net/