Sipas tij, kanë qenë disa ndihma solide nga Ministria e Shëndetësisë dhe disa që kanë gjetur ata nëpër barnatoret.
Duke folur për masat e marra në këtë komunë, Jashari ka thënë se përveç masave të parapara nga qeveria, kanë dezinfektuar edhe hapësirat publike.
“Jemi komuna e parë që kemi ndaluar dy javë para vendimit të qeverisë trafikun urban dhe tregun e gjelbër. Kështu që kemi tentuar me qenë të kujdesshëm gjithmonë duke iu falënderuar qytetarëve”, tha ai për radio televizionin Dukagjini.
Ai falënderoi qytetarët që kanë qenë të kujdesshëm që kjo komunë deri tash nuk ka asnjë rast pozitiv me Covid-19.