Skënder Hyseni: Mos të ngutemi, Vlora Çitaku është ambasadore shumë kompetente

Ai ka thënë se në raste të tilla, ka mundësi që të kishte një keqkuptim në deklaratat e ndërsjella mes diplomacive. Hyseni I ka thënë klanKosovës se ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku është mjaft kompetente dhe se është e vështirë të ketë bërë ndonjë gafë.

“Në Washington DC kemi një ambasadore mjaft kmepetnte, e cila që është vështirë të bëjë gafe. Sidoqoftë ka mundësi që të ketë ndonjë keqkuptim me autoritetet e Xhamajkës”, përcjell Periskopi.

Ai ka shtuar se e gjitha çka duhet të bëhet është pritja e një note verbale që konstaton njohjen. Megjithëse thotë se kjo nuk është alarmuese pavarësisht se është shqetësuse, dhe se nuk është e nevojshme të ndeshokohet për një gjë të tillë.