Skandaloze: Tifozët rumunë me mesazhe provokuese ndaj Kosovës

Kosova do të luajë sot (e martë) në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e Grupit I, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit me fillim nga ora 20:45.

 

 

Tifogrupi i quajtur “Të bashkuar nën trengjyrëshin” ka publikuar një postim në “Facebook”, ku edhe aty mohojnë të pranojnë faktin që ekipi i tyre po luan ndaj Kosovës.

Postimi i tyre skandaloz shkon aq larg duke pretenduar se Kosova është territor që u mor ilegalisht nga Serbia.

“Trengjyrët do të takohet me ekipin e futbollit të një rajoni që Rumania nuk e njeh si shtet të pavarur, duke respektuar të vërtetën historike, sipas së cilës ky territor i është marrë ilegalisht shtetit të ri fqinj, Serbisë. Pas ndeshjes së turneut në Prishtinë, himni ynë u fishkëllye përgjatë gjithë stadiumit dhe tifozët rumunë ishin shënjestër e fyerjeve të vazhdueshme dhe ofendimeve të tifozëve kosovarë, ku shumica e tifozëve u evakuuan, arrestuan, sulmuan dhe gjobiten vetëm për shkak se deklaruan një të vërtetë historike e nënvizuar dhe në nivel shtetëror, ka ardhur koha e kthimit. Ne mbetemi konsistent në afirmimin e realitetit dhe siç theksuam në ndeshjet vajtje-ardhje me Serbinë në vitin 2018, nga Beogradi dhe Bukureshti, si dhe në ndeshjen e raundit në Prishtinë, e perceptojmë kundërshtarin e sotëm si një pa legjitimitet, të ndarë nga të huajt nga shteti amë, siç ishte Basarabia ‘Vjedhur në mënyrë të përsëritur nga vendi ynë nga ‘Monster from the Dawn. Shihemi në stadium!”, thuhet në postimin skandaloz dhe qesharak të këtij grupi tifozësh.