Skandali i Abu Dhabi: FIA vendos të aplikojë VAR në Formula

Max Verstappen fitoi garën e Abu Dhabi, dhe njëkohësisht edhe titullin e kampionit në Formula 1, në një garë që doli të ishte më kontroversja ndër vite.

Gara u përcoll me dy ankesa të Mercedes, të cilat dështuan në seancën dëgjimore, megjithatë, rregullat e reja të FIA shtyjnë të besohet edhe më shumë në gabimet e fundjavës.

FIA ka vendosur që të implementojë VAR në kampionatin e F2 sezonin tjetër, transmeton lajmi.net.

Paraqitja e parë e VAR në F2 do të bëhet në fazën post-sezonale, në testet e Abu Dhabi, të parashikuara për 16, 17 dhe 18 dhjetor.