Skandali/ Agasi zhduk shishet me verë 1.3 mln € nën hundën e policisë. SPAK ngelet pa verë. Shpallet në kërkim, Eno Agasi

Një skandal i padëgjuar më parë ka ndodhur në Tiranë,ku Ergys Agasi së bashku me kushëririn e tij, Eno Agasi, dhe persona të tjerë, kanë zhdukur provat material të sekuestruara nga prokuroria e posaçme SPAK.

Shishet me verë që i përkasin një koleksioni të vjetër, i cili daton nga viti 1922 e në vijim, u sekuestruar nga SPAK, gjatë aksionit të BKH-së dhe Prokurorisë së Posaçme, që kishte si synim arrestimin e Ergys Agasit, për disa vepra të rënda penale.

Oficerët e BKH-së,kanë kryer proces-verbalet e nevojshme por siç mëson gazetari Elton Qyno, në pamundësi për ti transportuar dhe ruajtur në një vend të sigurt, (për shkak se ishin shumë), koleksioni i shisheve me verë është lënë në ruajtje të efektivave të Policisë së Shtetit.

Qëllimi i lënies në ruajtje ishte edhe për shkak të mbërritjes së vlerësuesve financiare nga Drejtoria e Doganave, pasi duhej kryer vlerësimi financiar i çdo shishe vere, që mbahej në koleksionin e Agasit.

Për më tepër të gjitha shishet, ishin të pa pajisura me pullën fiskale, duke ngjallur dyshime të forta për kontrabandë të mallrave dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Por kur kanë mbërritur ekspertët vlerësues në vendin ku mbahej koleksioni i verës miliona euro, aty ata nuk kanë gjetur asgjë.

Koleksioni ishte zhdukur nga bodrumi dhe deri më sot nuk dihet se ku ndodhet fizikisht. Gys Agasi nga arratia së bashku me ksuhëririn e tij, Eno Agasi, kanë arritur të zhdukin provat materiale të lëna në ruajtje tek Policia e Shtetit.

Një precedent i rrezikshëm që nxjerr zbuluar implikimin strukturave shtetërore dhe njëherësh le pa verë të cilësisë së lartë, prokurorët e SPAK, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

Tashmë për këtë skandal të paprecedentë ka nisur një hetim prokuroria e Posaçme SPAK dhe njëherësh prokuroria e Tiranës, ku prokurori Bledar Valikaj, ka kërkuar menjëherë arrestimin e Eno Agasit, për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” dhe “Pastrim i produkteve të veprave penale”.

Sipas hetimeve të kryera deri në këtë fazë, nga banesa janë hequr kamerat dhe DVR-ja, dhe më pas kanë hyrë persona të tjerë duke hequr koleksionin e verës.

Gjithçka ka ndodhur nën hundën e efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët mësohet se ishin lënë në shërbim për të ruajtur provat materiale të sekuestruara në banesën e Ergys Agasit.

Tashmë hetimet janë duke u kryer dhe nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore për të parë veprimet që kanë kryer policët.

Ndërsa siç mësohet deri në këtë fazë, ende nuk dihet se ku kanë përfunduar verërat e shtrenjta të koleksionistit Ergys Agasi, që tashmë është shpallur në kërkim por qëndron shëndoshë e mirë në Shqipëri.

ImageImage

© SYRI.net