“S’ka zgjedhje të parakohshme”, Mickoski: Funksionimi me VLEN-in është i shkëlqyer

Përderisa qytetarët thonë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk do të ketë, deklaroi sonte kryeministri Hristijan Mickoski në emisionin „Vetëm intervistë“ në TV Kanal 5, transmeton Zyrtare.net

“Pse frikësohen nga zgjedhjet e parakohshme? Unë u kam thënë: sado që mund të na përshtaten – për ne prioritet janë shteti dhe qytetarët. Në asnjë matje, qytetarët nuk i japin përparësi shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk do të ketë dhe nuk e di sa herë duhet ta them. Përderisa qytetarët thonë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nuk do të ketë”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se procesi i rikonsturimi të Qeverisë pritet të përfundojë më së voni deri në qershor.

“Dua të ulem me partnerët e koalicionit dhe të bisedojmë. Në maj ose më së voni deri në qershor duhet të përmbyllet ai proces”, tha ai.

Kryeministri nuk deshi të komentojë zhvillimet e fundit në VLEN. Ai theksoi se atmosfera në mbledhjet e Qeverisë dhe mes kolegëve është e shkëlqyer.

“Nuk është e hijshme që unë t’i komentoj. Nuk pres të prishet atmosfera. Këtë qeveri e nisëm bashkë. Bashkëpunojmë shkëlqyeshëm me kolegët nga koalicioni VLEN, me ZNAM, me partnerët e tjerë të koalicionit, me partnerët e brendshëm të VMRO-DPMNE-së në kuadër të Qeverisë. Atmosfera në mbledhjet e Qeverisë dhe mes kolegëve, do të thosha se është e shkëlqyer – theksoi kryeministri Mickoski.