Indrit Vokshi
Nuk ka njerëz më të kompleksuar dhe më leshko sepse 90% e historianëve dhe intelektualëve të Kosovës.
Po shihja një emision mbi Xhaferr Devën. Po pranonin se ishte patriot por ishte në anën e gabuar të historisë, sepse duhet të bëhej me Perëndimin, jo me Gjermaninë. Mjeranë dhe leshko, me injorancë të frikshme në thelbin kuptimor. Po të futemi në kohën e ngjarjeve, Britania, Franca, ShBA, ishin krijuese të Paris 1919 e cila rindau trojet shqiptare dhe themeloi Jugosllavinë prej Selaniku deri në Trieste. Nacionalizmi shqiptar kërkonte bashkim të trojeve shqiptare dhe padyshim do të rreshtohej me Italinë e Gjermaninë të cilat luftonin për ta shembur rendin europian të 1920, rend i cili i kishte copëtuar trojet shqiptare. Si mund të rreshtohej nacionalizmi shqiptar me ata të cilët luftonin për të ruajtur rendin e 1920 dhe jo me ata që donin ta prishnin rendin e 1920 i cili ne nuk na interesonte? Siç edhe e ruajtën pasi e fituan luftën! Është njëlloj si në 1998 të mos rreshtoheshe me ShBA e Britani të cilat investuan shkatërrimin e Jugosllavisë por të rreshtoheshe me Rusi e Kinë të cilët preferonin që Jugosllavia të vazhdonte. Britania dhe Franca në 1940, në raport me Ballkanin ishin si Rusi e Kinë në 1998; kërkonin ruajtjen e statusqouse. Këta leshkot thonë jo po perëndimi, jo po demokracia, jo po anglo-amerikanët, jo po antifashizmi. Pra duhej që ata në 1940, të kishin lexuar mendimet e këtyre budallenjve në 2020. Dhe duhej që bindjen ideologjike, ta vendosnin para interesit kombëtar për t’i bashkuar trojet shqiptare. Pra do t’i bashkojmë trojet shqiptare? Nuk pranojmë ne sepse ndahemi ideologjikisht. Balosha fund e krye; veç me shkencë nuk kanë lidhje dhe investojnë që ta rrënjosin paditurinë thellë. Duhet urgjentisht të reformohet çdo institucion shkencor duke emëruar njerëz të shkolluar në qendrat e mëdha akademike si në Berlin, Londër, Paris, Romë, Tokio, Pekin, Moskë e kudo ku ka cilësi shkencore. Sepse duam sduam, çfarëdo ideologjie të kenë, shtetet e mëdha janë shumë serioze në shkencë.



