S’ka më shpenzime pa kontroll, funksionarët duhet të dorëzojnë raport të detajuar për shpenzimet hotelerike

Qeveria sot e ka miratuar vendimin për mënyrën e shfrytëzimit dhe lartësinë e mjeteve financiare për shërbimet hotelerike.

Me këtë vendim, parashihet kufizimi i shpenzimeve për shërbime hotelerike në shtet gjatë realizimit të takimeve të punës, saktë është përcaktuar shuma e cila mund të shfrytëzohet për një të pranishëm në takimin e punës, kurse kufizimi bazohet në funksionin e personit i e organizon takimin e punës, njoftojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.

Në këtë listë, përfshihen kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, sekretati i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendësi i sekretari të përgjithshëm, sekretarët shtetëror, drejtorët e intitucioneve si dhe personat e zgjedhur dhe të emrëuar nga Qeveria të cilët udhëheqin me personat fizikë që janë themeluar nga shteti.

Qëllimi siç njoftohet, është të kufizohen dhe rregullohen shpenzimet e mjeteve buxhetore, kurse janë paraparë edhe mekanizma të kontrollit.

“Konkretisht, gjatë realizimit të pagesës, pa dallim a me fakturë apo me kesh apo me kartelë zyrtare, funksionari deri te sektori për financa të institucionet, detyrimisht duhet të dorëzojë edhe raport të detajuar për qëllimin e takimit të punës, numrin e të pranishmëve, kohën, vendin dhe datën kur është mbajtur i njëjti. Pa këto dokumente, Sektori i financave në organin shtetëror nuk do të realizojë pagesën e shpenzimeve hotelerike. Në rast se tejkalohet limiti i shpenzimeve të lejuara, personat të cilët kanë tejkaluar duhet të kompenzojnë vlerën e tejkaluar më së voni për tre ditë pune nga dita kur është mbajtur takimi i punës”, sqarojnë nga Kabineti.

Në rast se nuk respektohet kjo, bëhet shkelje e Kodit etik të funksionarëve./TV21