Me vetëm 66 deputetë të pranishëm, Kuvendi i Kosovës është ndalur në hapje të seancës për zgjedhjen e presidentit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ndërprerë seancën dhe ka njoftuar se kjo seancë do të vazhdojë në të ardhmen nëse plotësohen kushtet.
Për zgjedhjen e presidentit, në votimin e parë kërkohen të paktën 80 vota për.
“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhjet me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht s’i kemi 2/3 e deputetëve”, ka thënë ajo.



