Situata me Covid vazhdon të rëndohet tejmase në Tetovë

Situata me Covid vazhdon të rëndohet tejmase në Tetovë ndërsa informacionet e fundit janë shumë dramatike për sa i përket numrit të personave që kanë vdekur dhe atyre që janë infektuar vetëm brenda 24 orëve të fundit informon Tetovasot duke iu referuar burimeve nga Spitali i Tetovës.

122 persona janë me oksigjen dhe 203 janë më lehtë të prekur nga virusi
Gjithsej të hospitalizuar janë 122, të vakcinuar me 1 dozë 10 persona ndërsa të vakcinuar me 2 doza 4 persona ndërsa ambullanta ditore 203.
Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel për më shumë kujdes dhe respektim të masave.