Situata komplekse, sipas Zaevit, shkaku i rezultatit për shfrytëzimin e fundjavës pa TVSH

Situata është komplekse dhe prandaj qytetarët kursejnë dhe e blejnë vetëm atë që është e domosdoshme madje edhe nëse u lejohet 18 për qind kthim i TVSH-së, thonë se do ta blejnë atë që kanë nevojë, tha sot kryeministri Zoran Zaev i pyetur pasi vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve e kanë shfrytëzuar fundjavën pa TVSH.

“Qarkullimi diku është për pesë herë ndërsa diku për tri herë i rritur varësisht për cilat produkte janë shpenzuar paratë. Definitivisht kemi parë sukses serioz për atë që qarkullimi të jetë për pesë herë më i rritur në pjesën e produkteve vendore dhe shërbimeve dhe veçanërisht kompjuterët ose në atë teknikë e cila tani është e nevojshme për shkollat dhe për të gjithë ata të cilët punojnë nga shtëpia. Nëse qytetarët sugjerojnë për fundjavën e ardhshme, nuk ka problem do të mendojmë. Nëse mendojmë se këto mjete mund t’i alokojmë dhe të ndihmojmë në mënyrë tjetër atëherë do ta bëjmë këtë. Edhe sikur ta përsërisim këtë fundjavë për një ose dy javë, nuk besoj se qytetarët janë të gatshëm të bëjnë shpenzim më të madh shtesë të buxhetit familjar, këtë do ta bënin edhe fundjavën e kaluar apo jo”, theksoi Zaev.

Sqaroi se nëse sillen masa ku do të duhej të vihet kufizim i grupimit të njerëzve siç janë objektet hotelierike, paratë do të alokohen atje që të ndihmohet dhe se kjo do të jetë më e rëndësishme se vetë kthimi i TVSh-së.