Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për nxjerrjen e dokumenteve të identifikimit raportohest momentalisht është jashtë funksionit.
Disa persona që kanë aplikuar për mjete identifikimi në MPB kanë denoncuar në redaksinë e TV21 se nuk kanë mundur të fotografohen për mjetet e tyre të identifikimit, pavarësisht takimit të caktuar në MPB.
Qytetarët, po ashtu, ankohen se kanë problem edhe për të caktuar termin për dokumente e tyre personale në numrin e vënë në dispozicion nga MPB-ja.




