Sipas Regjistrimit, Kumanova ka rreth 12.500 banesa boshe (të zbrazëta)

Te dhenat e fundit te Regjistrimit, te cilat u publikokan kohe me parë gjate ketij viti, tregojne se Kumanova nga gjithsej Kumanova ka rreth 12.5 mijë banesa të lira ose 33 për qind të numrit të përgjithshëm i banesave. Te dhenat e tilla i permbanë grupi i tretë i të dhënave nga Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave 2021, i shpalosur nga Byroja Qendrore e Statistikave. Ekspertet e kesaj lëmie, kane verejtur se koheve te fundit mergimtaret shqiptarë te cilet njohe te gjate jane ne diasporë, ne qytetin e Kuman oves vazhdimisht blejne banese te cilet i shfrytezojne vetem njehere ne vit, kur vijne per pushime ne vendlindje, prandaj te njejtat banese jane regjistruar si te zbrazëta (banesa boshe).

Rajoni verilindor (ku perfshihen Kumanova, Kriva Pallanka e Kratova, ka 152.982 banorë dhe 68.580 banesa, nga të cilat 27.089 ose 39.5 për qind janë të zbrazëta (boshe).

Një e treta e banesave në qytetin më të madh të rajonit – Kumanovë – janë bosh. Edhe pse mbi 12 mijë e gjysmë banesa janë të lira, numri i banesave në Kumanovë në 20 vitet e fundit është rritur për 4679 ose 12 për qind dhe gjithsej 38147 banesa.