Sindikatat kërkojnë 18.000 denarë, punëdhënësit propozojnë 16.300 denarë! Paga minimale mbetet çështje e hapur

Nuk ka marrëveshje pas takimit të dytë mes sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë.

Sindikatat mbeten në kërkesën për pagë minimale prej 18.000 denarë dhe rritje graduale të të gjitha pagave tjera, ndërsa disa punëdhënës me propozim për subvencionimin e rritjes së pagës minimale.

Sipas përllogaritjeve të punëdhënësve, paga minimale do të duhej të ishte rreth 16.300 denarë.

Ajo për të cilën bien dakord të gjithë palët është se modeli ekzistues i rregullimit të pagës minimale nuk është i pranueshëm për askënd.

Sipas paralajmërimeve pritet të vazhdojnë bisedimet, propozimi i Konfederatës së biznesit do të rishikohet të hënën në seancë të Këshillit Ekonomik pranë Qeverisë.

Ndryshe, sindikatat dje gjatë protestës paralajmëruan grevë të përgjithshme dhe tubim para Kuvendit më 10 shkurt për kur është caktuar seancë plenare në të cilën janë vendosur propozim ndryshimet e Ligjit për Pagë Minimale, të dorëzuara nga partia E Majta.