Sindikata: Qeveria i pranon kërkesat tona

Në vend të orës 16:45, siç ishte paralajmëruar, takimi mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe Sindikatës së AOGJSH-së, është mbajtur në mëngjes. Siç kumtuan nga Sindikata, në këtë takim Qeveria ka pranuar kërkesa e tyre të theksuara në protestat që u mbajtën vitin e kaluar, për marrjen e shtesave në pagë përmes lidhjes së marrëveshjeve kolektive individuale në administratë dhe në gjyqësor. Nga AOGJSH shtojnë se në orën 15:30 do t’i thërrasë organet dhe trupat e saj, që të informohen për gjendjen e re. Kumtojnë po ashtu se rritja e pagave për të gjithë të punësuarit në administratë dhe në gjyqësor është më e madhe se rritja tashmë e siguruar me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, si e drejtë më e favorshme për punëtorët. Për më tepër, sipas tyre, në përllogaritjen e pagave të të punësuarve, si komponentë e pagës mbetet paga minimale, ndërsa përfundojnë duke thënë se lufta për rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët vazhdon deri në rritjen e saj, e me këtë edhe rritjen e pagave të të gjithë punëtorëve që në përllogaritjen e pagës e kanë pagën minimale.
“Në takim më vjen mirë që u pranua kërkesa e AOGJSH-së, jo e plotë, megjithatë shtesat në pagë Qeveria pranoi t’i paguajë për punonjësit e administratës dhe gjyqësorit. Siç paralajmëruam vitin e kaluar, do të bëhen në disa vite, në tre këste, nga 8%, fatkeqësisht jo 10%, sërish do ta përsëris, për fat të keq nuk i morën vitin e kaluar, ja tani Qeveria pranon t’i paguajë nga tani, bashkë nga muaji mars përmes mënyrës që të gjitha institucionet e organeve të gjyqësorit, gjykata, prokurori, do të duhet të nënshkruajnë më vete Marrëveshje Kolektive që ta fitojnë këtë të drejtë”, tha Tërpe Deanovski, Kryetar i Sindikatës Së AOGJSH-së.