Sindikata e shëndetësisë paralajmëron grevë. Kërkojnë nga Qeveria rroga më të larta

Sindikata e Shëndetësisë paralajmëron grevë. Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski, u shpreh se ditëve në vijim, varësisht nga informacionet e ministrit të Shëndetësisë dhe Qeverisë, do të merret vendim në seancën e Këshillit për organizim të një proteste të përgjithshme bashkë me sindikatat e tjera. Nëse nuk arrihet rezultat, hapi i fundit do të jetë grevë në të gjithë sektorin shëndetësor. Nga ana tjetër, kryetari i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski u shpreh se LSM qëndron fort pas punëtorëve shëndetësorë. Nevojitet aksion sindikal përmes organizimit të grevës së përgjithshme në shëndetësi për të ushtruar trysni tek autoritetet për rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë, tha Dimovski.