Sindikata e policisë kërkon që MPB t’i zgjidhë problemet me uniformat

Sindikata e Policisë në Maqedoni përmes kumtesës sot kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i zgjidhë problemet e tyre e uniformat dhe me automjetet e parregullta zyrtare.
– Advertisement –

“I ‘zbukuruat’stacionet e policisë, ndërsa nëpunësit policorë voziten me automjete të parregullta, uniformën akoma nuk e kanë të kompletuar, dimri ja ku po vjen, ndërsa kolegët e rinj, numër edhe deri disa mijë edhe më tej do të ngrijnë me xhupin e njohur me peshë as më pak e as më shumë se ‘300 gramë’. Deri kur nëpunësit policorë do t’i kryejnë detyrat zyrtare me uniformë “kush si të gjendet” dhe deri kur do t’u gëzohemi donacioneve zotërinj nga Ministria”, ceket në Kumtesë.
– Advertisement –

Nga Sindikata e policisë thonë se drejtësia është në anën e tyre dhe se qëllimi i tyre nuk është vetëm të ulen në kolltukë të rehatshëm për punë. Sipas tyre nga kompetentët në MPB varet nëse parulla “Polici e kënaqur-qytetarë të sigurt” do të arrihet apo jo./MIA