Sinani: Taravari nuk tregon qartë se çfarë dëshiron

Sonte në emisionin “Rruga drejt”, në Alsat M, i ftuar ishte opinionisti Arsim Sinani. I pyetur në lidhje me u.d. kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin, Sinani tha se zotëri Taravari duhet të vendosë se a do të futet në koalicion me Lëvizjen Besa dhe ta rrëzojë këtë pushtet, apo do të vazhdojë të agonizojë BDI-në.

“Nëse taktizon dhe të lëvizë, mendojë se është e dëmshme, prandaj duhet të dalë publikisht dhe të tregojë se opozita është fituese”, tha Sinani. Ai theksoi gjithashtu se shkaku i gabimeve të mëparshme të opozitës, BDI-ja vazhdon të jetë në pushtet./Alsat.mk