Sinani: Takimi i Ahmetit me liderët shqiptarë, për të mbuluar lëshimet karshi partnerit maqedonas (Video)

Ftesa e kreut të BDI-së Ali Ahmeti për një takim të përbashkët me liderët e partive tjera politike nga analisti Naim Sinani, vlerësohet si e vonuar. Ai, thotë se një takim i tillë duhej të ishte mbajtur para zgjedhjeve. “Përmes këtij takimi, Ahmeti po mundohet që t’i mbulojë lëshimet eventuale ndaj palës tjetër, në negociatat për formimin e qeverinsë së re. Këtë gjë nuk duhet ta lejojnë liderët e partive tjera politike”, tha gazetari dhe analisti Naim Sinani, në prononcimin e tij për gazetën LAJM. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.