Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka thënë se Albin Kurti është jozyrtarisht person “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Arifit, të gjithë e dinë se raportet e Kurtit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë nuk janë të mira. Ai tutje është shprehur se kreu i ekzekutivit kosovar duhet të tregojë se pse janë përmirësuar raportet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.




