Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush 58 vjet jetë, shkruan lajmi.net.
Ai njihet për një numër të madh projektesh muzikore, të cilat i ka sjellë për fansat e tij ndër vite dhe vazhdon ende të jetë aktiv në këtë drejtim.
Me rastin e ditëlindjes, këngëtari mori shumë urime nga familjarët, miqtë, kolegët e fansat e tij të shumtë.
Një urim të veçantë, Sinani e mori nga Sabri Fejzullahu, i cili shkruan “Sinan zemra e jem urime. I festofsh edhe 100 ditelindje me shendet e me dashni me Teutan e zemres tane, me Donen nipe e mbese”.