Sinan Vllasaliu sërish në duet me këtë artiste

Sinan Vllasaliu gjatë kësaj periudhe është ndër emrat më aktiv të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar disa projekte muzikore, ndërsa së fundi përmes një videoje ka paralajmëruar edhe një tjetër këngë.

“Hala të du”, titullohet projekti, të cilin Sinani po e sjell në bashkëpunim me  Vjollca Haxhiun, të shoqëruar edhe me klip.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes këtyre dy artistëve, pasi kanë edhe disa projekte të tjera bashkë.

Ndryshe, një ndër projektet e fundit të Sinan Vllasaliut është edhe “Ushtria e Kosovës”.